Rama ndan pamje nga procesioni i “Udhës së Kryqit” në sheshin “Nënë Tereza”
Në vigjilje të Pashkëve Katolike, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë u organizua mbrëmjen e djeshme procesioni i ‘Udhës së Kryqit’, njësoj si në Vatikan.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo ceremoni ku u mblodhën besimtarë të shumtë katolikë.
Besimtarët katolikë me qirinj në duar ishin në sheshin “Nënë Tereza” në precesionin që udhëhiqej nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.
Imzot Arjan Dodaj nga sheshi “Nënë Tereza” përcolli mesazhe paqejeje, ndërsa u lut për më shumë mbarësi për besimtarët.
E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë, është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.
Besimtarët katolikë presin Të Dielën e Pashkës, e cila njihet ndryshe si Dita e Ringjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes.
