Muka: Xhaçka ishte në Këshillin e Ministrave, kur u votua miratimi i statusit të investitorit strategjik për bashkëshortin e saj

Gazetari, Klevin Muka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Xhaçka ishte në këshillin e Ministrave kur u votua miratimi i statusit të investitorit strategjik për bashkëshortin e saj, Gaçin.

Muka: Për të shmangur konfliktin e interesit sipas zotit Gaçi asokohe pyetur nga BIRN, mbaj mend që deklaroi se ajo cka është përfituar është vetëm hapësira e shfrytëzimit të plazhit për 35 vite përpara resortit.

Dhe është krijuar një shoqëri tjetër që pas hetimeve rezultoi se ishte e kunatës së Xhackës.

Asokohe sipas Xhaçkës dhe Gaçit, nuk kishte konflikt interesi.

Edhe pse Xhacka ishte në këshillin e ministrave kur u votua për miratimin e statusit të investitorit strategjik për zotin Gaçi.