Bregu: Shqipëria është rasti më i rrallë, ku ende nuk dihet se kujt i përket prona

Gazetari, Sokol Bregu i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria është rasti më i rallë ku ende nuk dihet asgjë se kujt i përket prona.

Bregu: Organet lokale vazhdojnë të kenë një problematikë të theksuar.

Ne kemi vetëm SPAK dhe GJKKO, këto të dyja janë institucionë në të vërtet që mund ti besojmë në realitetin shqiptar pavarësisht komenteve apo vendimeve.

Cështjet e pronës ne i kemi prezente.

Shqipëria vuan dhe vazhdon të jetë në këtë pikë sepse prona nuk është ndarë asnjëherë.

Cdo vend që është në BE, por edhe ata që duan të futen, unë mendoj se Shqipëria është rasti më i rallë ku ende nuk dihet asgjë se kujt i përket prona.

7501 është vendosur në vitin 1991 kur ishte problematika më e madhe kur shteti nuk ekzistonte.

Pas 30 vjetësh ne nuk e rregulluam ndonjëherë tokën, dhe do vazhdojmë të kemi problematika të këtij lloji.