Arrestimi i Goros/ Balliu: Xhaçka dhe burri i saj prova më e qartë e mungesës së drejtësisë

Koordinatori Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu deklaron se Xhaçka është prova më e qartë e mungesës së drejtësisë në Shqipëri.

Sipas Balliut, Jorgo Goro thjesht ka zbatuar urdhrat e eprores, në këtë rast të ministres Xhaçka dhe më gjerë.

Balliu: Xhaçka Gate simbol i pandëshkueshmerisë. Olta Xhaçka dhe burri i saj janë simboli i konfliktit te interesit, vjedhjes se pronës dhe mungesës se drejtësisë te pavarur dhe te barabarte. Burri i Olta Xhaçkës është shpallur investitor strategjik me votat e kabinetit, pjese e te cilit ishte edhe vajza e Natashes, qe këtu mbaron çështja, e qarte për gjithkënd.

Se dyti, tjetërsimi i pronave  nuk është bere nga dëshira apo dashuria e Goros i cili shume mire qe është arrestuar sepse është pjese e aferës, por Goro e ka bere sepse ministria Xhaçka e ka urdhëruar, instruktuar, qe Himarën e do për burrin e vet. Te arrestosh gjithë Himarën qe te mos arrestosh Oltën, kjo nuk është drejtësi. Olta Xhaçka dhe burri i saj duhet te ishin sot para drejtësisë, ndërkohë ato gajasen te dehur nga luksi qe i kane tjetërsuar Himarës.