VIDEO/ Edhe ambasadorët bëhen kuriozë për rikthimin e normalitetit në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2024, 09:56
Marrëveshja e cilësuar si e paqes mes mazhorancës dhe opozitës ka nisur të japë efektet e saja.
Pas normalizimit të veprimtarive në komisionet parlamentare, këtë të enjte pritet të nisë seanca e parë plenare pas ngritjes së flamurit të bardhë mes palëve.
Dhe pikërisht kjo paqe politike ka tërhequr vëmendjen e ambasadorëve dhe diplomatëve të akredituar në vendin tonë.
Për të qenë dëshmitarë të këtij rikthimi të normalitetit parlamentar të pranishën në lozhat e sallës së Kuvendit kanë mbërritur Ambasadori i Gjermanisë, Zëvendës. Ambasadorja e Britanisë, ambasadori i Bullgarisë, etj.
