''Opozita të mos numërojë sa ushtarë kanë rënë tek kundërshtarët'', Agostini: Ka një traditë të gjatë të mosndëshkueshmërisë
Gazetarja, Sonja Agostini e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka një traditë të gjatë të mosndëshkueshmërisë dhe se opozita nuk duhet të numërojë sa ushtarë kanë rënë në krahun kundërshtar.
Agostini: Këtu ka një traditë shumë të gjatë të mosndëshkueshmërisë e cila nuk ka nisur kur ka ardhur PS në pushtet.
Opozita nuk duhet të numërojë sa ushtarë rrëzohen në krahun kundërshtar.
Opozita duhet të krijojë mekanizma që ta bëjë që në zgjedhjet e ardhshme, këtë valë korrupsioni që ka përfshirë sipas tyre qeverinë të mund ta përkthejë në vota tek elektorati që të mund të mbështesë.
Kjo është besoj detyra kryesore e një opozite, por jo të numërojë sa ushtarë kanë rënë në kampin kundërshtar.
Opozita duhet të përdorë terren që të ecë përpara që të bindë njerëzit që janë alternativë qeverisjeje.
