Miratohen emrat për Komisionet, Peka: Vokshi e Salianji, figura të përshtatshme për t'i drejtuar
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Avenir Peka në një intervistë në Ora News foli për miratimin e emrave të deputetëve që do drejtojnë komisonet hetimore, ku ai i TIMS do drejtohet nga Ervin Salianji ndërsa ai i Shëndetësisë nga Albana Vokshi.
Peka u shpreh se Salianji dhe Vokshi janë dy figura të përshtatshme për ti drejtuar këto komisione.
Peka: Të dy (Vokshi e Salianji) janë anëtarë që kanë shërbyër në Komisionet respektive.
Salianji dhe Vokshi janë dy figura që janë absolutisht të përshtatshme për ti drejtuar këto komisione.
Gjithë lëvizja politike e PD-së, nga fillimi i këtij sesioni parlamentar në shtator ka qenë për ngritjen e komisioneve parlamentare.
Kryesia e parlamentit nën tytelën e kryeministrit Rama nuk pranoi të ngrinte komisionet parlamentare.
Synimi është i qartë, komisionet hetimore i shërbejnë kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin.
Sigurisht që punimet në këto komisione janë publike dhe qevëerisë e Ramës nuk i intereson ekspozimi ndaj aferave korruptive dhe urdhëroi parlamentin në atë kohë që të mos pranonte këto komisione.
