''Po shoh parakalime të jashtëzakonshme në SPAK'', Dedaj: 'Lufta' brenda PS-së, ka edhe logjikë politike

Gazetari, Reldaj Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është një e vërtetë që ka një luftë brenda PS-së dhe se kjo ka edhe një logjikë politike.

Dedaj: Se është një e vërtetë që ka një luftë brenda PS-së, kjo ka edhe logjikë politike.

Kur një parti ka prej disa vitesh një pushtet absolut pa qenë fare opozita në satelit sepse opozita 2 vjet braktisi edhe kuvendin.

Një mazhorancë u bë shumë e fuqishme, dhe cfarë i mbeste kësaj mazhorancë ishte lufta brenda vetvetes se cili klan do përfitonte më shumë nga kjo tortë e madhe.

Në thelb pushteti konsiderohet si një pronë, dhe këta kështu e kanë trajtuar dhe prandaj po bien në mënyrë barbare.

Po shoh parakalime të jashtëzakonshme në dyert e SPAK që nuk i kisha parë.

Dhe unë këtë nuk mund ta zvogëloj.