S’ka liri për vrasësin e dyshuar të Nikulajt/ Gjykata e Lezhës mban në burg 28 vjeçarin Ruben Saraiva

Gjykata e Lezhës ka lënë në qeli portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohet si autor i vrasjes se biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Prill të vitit të shkuar në Shëngjin. Vendimi u kundërshtua nga mbrojtja e të akuzuarit si ekzekutor me pagesë

Vrasësit të dyshuar me pagesë iu refuzua sërish kërkesa për liri! Gjykata e Lezhës la në burg portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si autor i ekzekutimit të biznesmenin Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Prill të vitit të shkuar në Shëngjin.

28 vjeçari kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” por togat e zeza vendosën ta lënë sërish në qeli!

Vendimi u kundërshtua nga mbrojtja e portugezit. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, sic tregojnë këto pamje

28-vjeçari Saraiva u ekstradua në Shqipëri në 31 dhjetor të vitit 2023, pasi gjykata e Marokut pranoi kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e tij.

Për krimin e 19 prillit të vitit të kaluar janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia që AKUZOHET si porositës  dhe organizator

Autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj besohet se ishte pasojë e një hasmërie me një fis tjetër, ngjarje që ndër vite ka shkaktuar disa viktima.