Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Klodian Rjepajt i rrëzohet kërkesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2024, 13:56
Apeli i Posaçëm ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Ish-zv.ministrit i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili kërkoi zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të lehtë.
Rjepaj po ashtu kundërshtoi edhe zgjatjen e afateve hetimore nga GJKKO me 1 muaj e 15 ditë , por edhe kjo kërkesë është refuzuar.
Ai akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvëndës i ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.