25 vjet SIGAL UNIQA/ Koncert festiv në Teatrin e Operas dhe Baletit

Kompania më e madhe  e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit. 

Në një koncert festiv në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, qindra të ftuarit shijuan interpretimet magjike të tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, sopranos Ulpiana Aliaj dhe këngëtares nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva

Ndërsa nuk mungoi edhe shfaqja e një dokumentari ku u shfaq i gjithë rrugëtimi 25-vjeçar i SIGAL UNIQA-s.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, z. Avni Ponari, themelues dhe CEO i SIGAL UNIQA, bëri një rezyme të të gjithë ecurisë gjatë këtyre 25 viteve, që tek idetë e para të themelimit deri tek arritjet.

Avni Ponari: “Ngjarja më e madhe në jetën 25 vjeçare të Sigalit, padyshim ka qenë shkrirja me kompaninë e njohur austriake “UNIQA Insurance Group”. Gjigandi i sigurimeve evropiane ofroi të ishte partneri ynë duke i dhënë kompanisë tonë një dimension ndërkombëtar.

Ne sot e themi me plot gojë se  SIGAL është në Evropë, jo vetëm për shërbimin por edhe për standardet evropiane që aplikon në çdo aspekt.

Tashmë pozita lider është konsoliduar. Klientët tanë kanë  një siguri të pakrahasueshme për mbështetjen dhe garancitë  që ofron SIGAL UNIQA.

Sigal u bë e para kompani shqiptare me partner ndërkombëtar duke garantuar tregun përmes investitorëve strategjikë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”.

25 vjet SIGAL UNIQA/ Koncert festiv në Teatrin e Operas dhe Baletit

I ftuar në event ishte edhe CEO i “UNIQA Insurance Group”, z. Andreas Brandstetter, i cili foli me superlativa për punën dhe arritjet e SIGAL UNIQA gjatë 25 viteve.

Andreas Brandstetter: “Jam shumë i lumtur dhe krenar si president i Grupit “UNIQA Insurance Group” për kontributin e SIGAL në rritjen e mirëqenies së qytetarëve pasi ata menduan të kujdesen për të gjitha të mirat e tyre.

Kjo është diçka që ju dhe skuadra juaj sollët me shumë qëndrueshmëri në treg. Nëse kthehemi mbrapa 25 vitesh, ajo që ndodhi ishte thjesht e mrekullueshme dhe e pabesueshme.

Shkëlqimi me elasticitet duke pasur guximin për të ndërtuar një kompani private sigurimesh kërkon shumë punë, dhe ne ia kemi arritur”.

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.