"Golfi" me të cilin ikën autorët e vrasjes së Bejtjas, u çua për t'u larë në një lavazh në TEG, por u kap nga policia
Dy personat e arrestuar Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë ndaluar si të dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Sipas gazetarit te Ora News Elton Qyno, makina e Haxhiun, mjeti tip "Golf" është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia e ka lokalizuar 1 ditë me parë teksa Haxhiu e ka çuar për ta larë në një lavazh në zonën e TEG në Tiranë.
Mjeti nuk është arritur të lahet, pasi ka ndërhyrë policia.
Policia ka bere këqyrjen e mjetit me shpresën e gjetjes se gjurmëve të gishtave apo fijeve të flokut apo qofte dhe gjurmëve biologjike.
Dy personat e arrestuar nuk kanë pranuar të flasin dhe japin shpjegime për vendndodhjen e Golfit pikërisht në vendin ku u dogj makina.
Hetimet janë duke vijuar, por deri në këtë faze të hetimit veç dyshimeve nuk ka asnjë akuzë për vrasje ndaj Gentjan Bejtjas.
Haxhiu akuzohet për Sigurim i kushteve për të kryer vrasje dhe Ilir Beqaraj akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit.
