Djegia e urgjencës së QSUT, Vokshi: Deputetët e PS votuan kundër verifikimit në terren

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaron se kolegët e saj të PS-së, votuan kundër vajtjes dhe verifikimit të situatës në terren, për djegien dy herë të urgjencës së QSUT-së.

Sipas Vokshit, shëndeti i qytetarëve nuk është prioritet i deputetëve të PS-së.

Reagimi i deputetes, Albana Vokshi:

Deputetët e PS votojnë kundër vajtjes dhe verifikimit të situatës ne Urgjencën e QSUT.

Sot, në mbledhjen e Komisionit për shëndetësinë, kërkova që, nesër Komisioni të shkonte në Urgjencën e QSUT për të verifikuar situatën pas rënies së zjarrit.

Përsëri u urdhëruan të fshihnin një skandal në kufijtë e një krimi që po sorollat pacientët sa në një Spital në një tjetër duhet ju përkeqësuar shëndetin dhe rrezikuar jetën.

Keqardhje që për deputetët e PS, një pjesë mjekë, nuk është prioritet shëndeti i qytetarëve.

Deputetët e opozitës janë të vendosur për #transparencë e #llogaridhënie. Të vendosur për rikthimin e funksionit të kontrollit parlamentar.