Avokati Hazizaj: Vlerësimi i Reformës në Drejtësi, kërkon ''koka turku''
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2024, 21:27
Avokati, Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se vlerësimi i Reformës në Drejtësi kërkon ‘’koka turku’’, kërkon njerëz që duhet të futen në burg.
Hazizaj: Reforma në Drejtësi e nisur në 2016 si çdo projekt që vjen importohet në Shqipëri që është edhe eksperimental ka tre momente.
Është momenti i draftimit, është momenti i miratimit dhe është momenti i vlerësimit të Reformës.
Dashur pa dashur të treja këto momente i ranë për hise mazhorancës që ndodhet sot.
Me dashje pa dashje, vlerësimi i Reformës kërkon ‘’koka turku’’.
Kërkon njerëz që duhet të futen në burg.
