Tafani: SPAK mund të ketë vetë fuqi për të vepruar, e cila nuk është në dorën e kryeministrit

Analisti, Endri Tafani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se SPAK mund të ketë fuqi vetë për të vepruar, e cila nuk është në dorën e kryeministrit.

Tafani: Mund të jetë që ka ndikim edhe kryeministri.

Nuk është diçka që duhet hequr.

Por mund të jetë edhe fakti që SPAK mund të ketë vetë një fuqi.

Qoftë me mbështetje të huaj.

Brenda në PS për qa sa e dimë ne ka edhe grupe që luftojnë me njëri tjetrin.

Duke qenë fakti që në PS ka edhe grupime që janë të interesuara që një pjesë e cështjeve të eci, ai (SPAK) përfiton nga kjo gjë.

Plus përfiton edhe nga fakti që ka një mbështetje ndërkombëtare.

Mund të jetë që ka edhe fuqi vetë SPAK për të vepruar e cila nuk është në dorën e kryeministrit.