“Jeni vënë në shënjestër” gazetari Myzyraj: Mua dhe avokatit tim na ka ardhur një mesazh kërcënues

Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj bën me dije sitën e sotme në telefonin e Avokatit Marash Logu e më vonë në telefonin tij ka arritur një mesazh kërcenues nga një person që më vonë ka mbyllur llogarinë.

Ai shkruan se në këtë mesazh shkruhet se Avokati dhe gazetari “janë vënë në shënjestër”  dhe se “duhet të kenë kujdes”.

Myzyraj: 5 ditë më parë kam denoncuar në Policinë e Tiranës rastin e kërcënimit tim me e-mail të arritur tek drejtuesit e televizionit. Duhet të them që në krye të herës që jam tërësisht i zhgënjyer nga organet e zbatimit të ligjit, të cilët pavarësisht se kanë kaluar 5 ditë nga denoncimi, nuk kanë bërë asnjë veprim në dijeninë time edhe pse pala jonë ka pretenduar se kërcënimet janë serioze. Kjo heshtje e institucioneve sigurisht që është dekurajuese.

Ditën e sotme në telefonin e Avokatit Marash Logu e më vonë në telefonin tim ka arritur një mesazh nga një person që më vonë ka mbyllur llogarinë, ku bëhet me dije se Avokati dhe unë “jemi vënë në shënjestër”  dhe se “duhet të kemi kujdes”. Pra personi në fjalë pretendonte se është në dijeni të plotë të kërcënimeve dhe sipas tij ato janë serioze, madje duke na bërë të ditur edhe vendin saktësisht ku ne po qëndronim në atë moment. E përsëris qëndrimin se çdo qytetar e gazetar duhet të ndihet i sigurt në këtë vend dhe sigurinë  nuk ua jep askush tjetër përveç institucionet e zbatimit të ligjit!

“Jeni vënë në shënjestër” gazetari Myzyraj: