EMRI/ I gjetën shufër metalike në makinë, arrestohet 60-vjeçari në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2024, 17:06
Policia në Sarandë ka arrestuar 60-vjeçarin Agim Lika, pasi i është gjendur një shufër metalike në makinë.
Njoftimi i Policisë së Sarandës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Agim Lika, 60 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike).