E rëndë në Shëngjin, mbytet 2-vjeçari afgan në shatërvanin e kompleksit ku jetonte me familjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2024, 17:33
Një i mitur afgan është mbytur mbrëmjen e shkuar në një shatërvan në kompleksin ku jeton.
“Mbrëmjen e djeshme, aksidentalisht, duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht, një i mitur afgan, 2 vjeç.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat”, sqaroi policia.