I dënuar me 22 vite burg për vrasjen në Elbasan gjatë zgjedhjeve/ Nis seanca në Apel për Arbër Paplekajn
Nis seanca në Gjykata e Apelit për Arbër Paplekajn ish-efektivin e RENEAs. Apeli i juridiksionit të përgjithshëm ka vendosur rihapjen pjesërisht të procesit.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm pranoi me 4 Mars kërkesën e Arbër Paplekaj, për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik në vendin e ngjarjes, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Arbër Paplekaj, është dënuar me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit prill 2021 pak dite para zgjedhjeve parlamentare.
Paplekaj kërkon edhe rikualifikim te veprës penale nga vrasje me dashje ne vrasje ne kushtet e tronditjes se forte psikike.
prokuroria sot pritet te jap info edhe për procedimin e pezulluar për personat e tjerë që kanë qëlluar me armë zjarri në vendin e ngjarjes gjatë përplasjes sëe grupeve të militanteve PD-PS, mes atyre te ashtuquajtur anëtareve te strukturës se mbrojtjes se votës dhe mbështetësve socialiste.
