''Është luftë brenda llojit'', Hysi: Janë grupet politike që po nxisin arrestimin e ''peshqve të mëdhenj''

Avokatja, Vasilika Hysi e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se para zgjedhjeve ka një lloj ashpërsimi të institucioneve të drejtësisë.

Hysi: Kemi parë dhe ka ndodhur shpesh para zgjedhjeve se ka një lloj ashpërsimi të institucioneve të drejtësisë.

Aktualisht është një luftë brenda llojit.

Janë grupe politike të cilat po nxisin këtë luftën e peshqve të mëdhenj, apo arrestimin e peshqve të mëdhenj.

Është pjesë e ndikuar nga lufta politike.

Nuk ka arsye që të rrinë 30 muaj apo 50 muaj çështjet dhe të fillojnë 1 vit para zgjedhjeve.

Janë 2 grupime të cilat përcjellin tek njëra tjetra nga institucionet e drejtësisë çështje të ndryshme.