Manchester City bën detyrën ndaj Newcastle, skuadra e Guardiolës kualifikohet në gjysmëfinalen e FA Cup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2024, 20:52
Manchester City ka mundur 2-0 Newcastle dhe është kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të FA Cup.
Skuadra e Pep Guardiola-s ka siguruar kualifikimin në 31 minutat e para të ndeshjes së luajtur në Etihad Stadium.
31 minuta që kanë pasur për protagonist Bernardo Silva-n.
Portugezi, në fakt, ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 13-të dhe ka dyfishuar avantazhin në të 31-ën.
Një fitore kjo që e mban skuadrën e Pep Guardiola në garë për të realizuar Triplete-n e radhës.
Citizens, në fakt, janë në garë për titullin në Premier League, Champions League dhe për Fa Cup.
Shorti i Champions League nuk ka qenë shumë i mëshirshëm për kampionët e Anglisë, të cilët do të përballen në çerekfinale me Real Madrid-in e Bellingham me shokë.
