Shorti i Champions-it, Guardiola: Po kthehet në traditë sfida ndaj mbretërve të kompeticionit

Në një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes çerekfinale të “FA Cup” kundër Newcastle, Pep Guardiola komentoi dhe shortin e Champions league, që e vendosi përballë Realit.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Duket si një traditë e vogël, kemi tri vite radhazi që luajmë kundër mbretërve të kompeticionit. Shpresoj të arrijmë në një moment të mirë.

Nuk mund ta kontrollosh shortin. Nëse njerëzit thonë se është e lehtë, ndodh ngaqë e nënvlerëson rivalin. Ndeshja e dytë në shtëpi është kjo që është…”, deklaroi strategu spanjoll, i cili synon të përsërisë sezonin e kaluar, kur e kaloi pengesën ndaj Realit.