Muriqi fiton derbin me Uzunin, Mallorca 'fundos' Granadën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2024, 17:16
Mallorca mposhti 1-0 Granadën, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin mbijetesë.
Vendasit iu afruan golit në disa raste, por portieri i Granadës ishte në një ditë të shkëlqyer.
Gjithsesi, Augusto Batalla u thye në pesë minuta përpara fundit.
Antonio Raillo realizoi me kokë, duke ndezur festën në stadium.
Dhe Mallorca tashmë numëron 30 pikë, duke qenë përkohësisht 8 pikë mbi zonën e ftohtë.
Granada e Uzunit (u ndal nga Rajkovic në pjesën e dytë) mbetet në vendin e parafundit.
Duke qenë 10 pikë larg mbijetesës.
