VIDEO/ Ernest Muçi shënon golin e dytë me Besiktasin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2024, 19:56
Ernest Muçi protagonist.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Besiktas, në ndeshjen e kampionatit turk ndaj Antalyaspo.
Sulmuesi shqiptar, në 6 ndeshje të luajtura, ia ka dalë të shënojë 2 gola.
Muçi u transferua në merkato ne janarit nga skuadra e Legias së Varshavës, duke u përshtatur menjëherë në skemat e trajnerit Fernando Santos.
Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në vijim, me teknikun Santos që ka mjaft besim te aftësitë e 22-vjeçarit. Kujtojmë se te Besiktas luan edhe Milot Rashica.
Goli:
https://streamin.one/v/28bde348
