Real-City sfidohen për herë të tretë radhazi, kush kalon fiton trofeun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 23:43
Goglat në Nion vendosën sërish përballë Real Madridin dhe Manchester City-in, në ndeshjen më interesante të fazës çerekfinale në në Champions League. Kjo është hera e tretë radhazi që Los Blancos dhe Citizens ndeshen mes tyre në turneun e më të fortëve.
Skuadra që është kualifikuar, ka arritur të fitojë trofeun e madh në fund.Në 2022 dhe 2023 u sfiduan në gjysmëfinale. Në rastin e parë kaloi skuadra e Carlo Ancelottit, që më pas mposhti Liverpoolin dhe fitoi Championsin për herë të 14-të.
Ekipi i Pep Guardiolës mori hak vitin e kaluar, duke eliminuar Realin, teksa në finale fitoi 1-0 ndaj Interit. Ky ishte trofeu i parë për “qytetarët”.

