VIDEO/ Egnatia “harron” të fitojë, Skënderbeu e mund në Korçë. Teuta fiton ndaj Partizanit
Tjetër rezultat negativ për Egnatian në Superiore, ku nuk po arrin ta gjejë fitoren prej shtatë ndeshjes.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova (trajneri i rrogozhinasve festonte ndeshjen e 100-të në stol) u mposht 2-0 në Korçë nga Skënderbeu, me skuadrën bardhekuqe që ruan vendin e katërt pavarësisht rezultatit që do të arrijë Tirana në derbi me Dinamon.
Egnatia do të parakalohej nga Vllaznia, nëse kuqeblutë fitojnë ndeshjen e kësaj jave në fushën e Kukësit.
“Heroi” i skuadrës së Skënderbeut në këtë ndeshje rezultoi Ahanonu, që shënoi të dy golat e vendasve në minutat 20’ dhe 40’.
Në minutën e parë shtesë, Aleksi i Egnatias humbi një 11-metërsh.
Dështim një tjetër pretendent për titullin kampion, Partizani, që u kthye pa pikë nga “Niko Dovana” i Durrësit.
Teuta mori një trepikësh me shumë vlerë për mbijetesën falë golit fantastik të Peposhit në minutën e 67-të.
Goli i Teutës:
https://streamin.one/v/9a42b0b2
Golat e Skënderbeut:
https://streamin.one/v/bed18351
https://streamin.one/v/85ea0470
