Shorti i Conference League/ Derbi spektakolar mes Olympiacos dhe Fenerbahce
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 23:45
Garë e fortë edhe në Conference League, aty ku u përcaktuan katër çerekfinalet, por edhe gjysmëfinalet e mundshme pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.
Buzëqesh Fiorentina, që do të sfidojë çekët e Viktoria Plzen, ndërkohë që Aston Villa do të ketë përballë Lillen e Edon Zhegrovës.
Olympiacos-Fenerbahce është një duel që premton spektakël, me duele si derbi. Ndërkohë, çerekfinalja tjetër është Club Brugge-PAOK.


