Shumë "luftë" për një ''X'', Erzeni dhe Laçi barazojnë pa gola

Erzeni dhe Laçi luftuan fort në stadiumin e Rrogozhinës, por nuk arritën të shënonin.

0-0 u mbyll takimi i parë i javës së 28-të në Superiore.

Bardhezinjtë bënë më mirë në 45 minutat e para, por nuk arritën të shfrytëzonin rastet e krijuara.

Shijakasit e morën vetën në fraksionin e dytë dhe sfida u bë më e bukur.

Gjithsesi, golat munguan dhe ekipet ndanë nga një pikë.

Ky është barazimi i pestë radhazi në kampionat mes Erzenit dhe Laçit, që mbetën në pozicionet 9 dhe 7 në renditje.