VIDEO/ Tentoi të imitonte Cristiano Ronaldon, ja pse Lautaro e humbi penalltinë

Janë publikuar pamjet e humbjes së penalltisë nga kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, në mbrëmjen e së martës ku zikaltërit u eliminuan pas goditjeve të penalltive nga Atletico Madrid.

Inter humbi tre penallti, por ajo që ra më shumë në sy ishte e Lautaro Martinez, pasi argjentinasi e çoi në “qiellin e shtatë” topin.

Pamje nga “TNT Sports” tregojnë se terreni rreth pikës së penalltisë nuk ishte i rregullt, pra nuk ishte stabil.

Në momentin që Lautaro është afruar të godasë topin, pjesa e penalltisë ka lëvizur duke bërë të mundur që topi të ngrihej nga toka.

Një lëvizje të tillë të 11-metërshat e përdorte shpesh Cristiano Ronaldo.

Lautaro kthehet dhe sheh pikën e bardhë të penalltisë i dëshpëruar, pasi e kuptoi në moment problemin e fushës.