Eksperti IT: Qeveritë mund të përdorin IA për censurë, në Kinë nëse bën një gabim ka sistem pikësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 22:44
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Tomi Kallanxhi, ekspert i Inteligjencës Artificiale dhe IT u shpreh se duhet pasur kujdes kur Inteligjenca Artificiale bie në duart e qeverisë dhe përdoret për censurë.
Kallanxhi: SHBA ka miratuar disa rregulla lidhur me privatësinë të cilave duhet t’i nënshtrohen kompanitë IT. Problemi është nga vendet e Azisë ose Afrika. Në këto vende nuk pengohen që të prodhojnë aplikacione p.sh se ku ka qenë fotoja e jote, në portal apo në Drive.
Inteligjenca artificiale ka një problem kur bie në dorën enjë qeveria, sepse censuron individët, mund t’i kontrollojë apo t’i përgjojë ata. Kina një software shumë të madh IA dhe ka kreditë dhe nëse kalon rrugën për shembull merr ose humb pikë, nëse shkel apo respekton diçka.
