Vrasja e Gentian Bejtjas, gjendet i djegur një mjet "Land Rover" me 4 armë brenda

Pak minuta pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk, makina që u përdor nga atentatorët është gjetur e djegur në fshatin Hasan të Fushë Krujës.

Makina tip “Land Rover” është shkrumbuar totalisht, ndërsa brenda saj janë gjetur katër kallashnikovë të cilët dyshohet se janë përdorur në krimin e rëndë.

Dyshohet se Bejtja mund t’i ketë parë autorët pasi në oborrin e banesës së tij janë vërejtur shenja gjaku deri në pjesën e pasme të banesës, që sipas kqyrjes nga ana e policisë dyshohet se ai ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar atentatit

"Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip "Land Rover", i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve." - njofton policia. 

Vrasja e Gentian Bejtjas, gjendet i djegur një mjet "Land Rover"