Shtyhet për nesër seanca për Berberin dhe dy të arrestuarit e tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 15:16
Masa e sigurisë për kreun e ARRSH-së Evis Berberi shtyhet për nesër në orën 12, po nesër do të jepet masa edhe për dy të arrestuarit e tjerë.
Seanca e planifikuar për sot është shtyrë, për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet e dosjes.
Seanca për Berberin nisi sot në orën 13:00 dhe u ndërpre deri tani, për shkak se avokatët nuk dispononin materialin hetimor dhe duhej të njiheshin me të. Me kthimin e trupës, u vendos shtyrja për ditën e nesërme.
