Ekzekutohet në oborrin e banesës ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja

Gentian Bejtja, një ish efektiv policie i shndërruar në eksponent i botës së krimit u ekzekutua me armë zjarri në banesën e tij në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Ndër vite kishte arritur ti shpëtonte 3 atentateve të organizuara, më i fundit më 4 korrik të vitit të kaluar pikërisht në shtëpinë e prindërve ku këtë të enjte e vranë.

Besohet se ishte se ishte hera e parë që Gentian Bejtja, kthehej pranë banesës për të takuar familjarët pasi prej 8 muajsh ishte në kërkim policor për tu pyetur për atentatin ku i plagosën dy fëmijët dhe i vranë kunatin Ramazan Sino.

Armiqtë e gjetën para policisë dhe i dërguan një skuadër vrasësish. Të paktën tre persona të armatosur me kallashnikovë u futën brenda rrethimit të banesës dhe hapën zjarri me breshëri.

Duket se ish efektivi ka tentuar të largohet pasi ne oborr dhe deri ne pjesën e pasme të shtëpisë janë gjetur shenja gjaku.

Vrasësit nuk janë ndalur deri sa u siguruan se zbatuan kontratën e vdekjes! Ish policin e dyshuar me lidhke kriminale e ndoqën dhe i dhanë fund pranë një sere.

Në shtëpi ndodheshin edhe bashkëshortja dhe nëna e Gentjan Bejtjas të cilat nuk pësuan lëndime.

Pas krimit autorët u larguan drejt Fushë Krujës, ndërsa në fshatin Hasan u gjet e djegur kjo makinë që besohet se u përdor për atentatin.

Brenda mjetit u gjetën 4 armë zjarri automatikë kallashnikovë. Hetuesit mblodhën prova dhe sekuestruan pamjet filmike të kamerave të shumta të sigurisë që ndodhshin në banesë.

Forca të shumta policie dhe RENA kanë rrethuar zonën e Fushë Krujës ngritën postblloqe e kryen kontrolle ne kërkim të gjurmëve të autorëve

Dyshimet janë se ekzekutimi i Gentian Bejtjas është pasojë e hakmarrjes me grupeve me veprimtari kriminale në atë që njihet si trekëndëshi i krimit në Fushë Krujë-Durrës-Tiranë!