Teliti: Konsumatori shqiptar është më i ndërgjegjësuar, produktet online me të meta ose jo si porosia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 22:35
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ersida Teliti, drejtoreshë Qendra Konsumatori Shqiptar u shpreh se sot konsumatorët janë më të ndërgjegjshëm kur i cenohen të drejtat.
Teliti: Realisht mbrojtja e konsumatorit është një term shumë i gjerë që përfshin qysh nga marrëdhëniet me bankat deri tek shërbimet. Sot pjesa më e madhe e qytetarëve, vetëm kur marrin produkte jo të sigurta, mendojnë vetëm aty cenohen të drejtat e konsumatorëve.
Sot konsumatorët janë më të ndërgjegjshëm kur i cenohen të drejtat. Sot ka hyrë në lojë edhe inteligjenca artificiale dhe shumë janë drejtuar drejt blerjeve online. Shqiptarët sot blejnë kudo në botë, ndërsa shohim se u vijnë produkte që është i ndryshim nga i porosituri ose me të meta.
