PAMJET/ Policia rrethon zonën pas vrasjes së Gentian Bejtjas, aktualisht jetonte vetëm me të ëmën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 18:07
Këto janë pamjet pas vrasjes së Gentian Bejtjas ditën e sotme me kallashnikov në ambientet e banesës së tij.
Aty kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë siguruar perimetrin e zonës dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Mësohet se atentatorët duket se e kanë ndjekur këmba këmbës Gentian Bejtjan dhe pas shumë përpjekjeve, sot kanë arritur ta eliminojnë.
Ai u vra në pjesën e brendshme të banesës së tij, ndërsa e pranishme ka qenë vetëm e ëma, pasi familjarët e tjerë i ka jashtë vendit.
Edhe vetë Bejtja kishte kërkuar më herët azil në Norvegji fillimisht dhe më pas në Suedi, por kërkesat e tij ishin refuzuar.
