Gjendjet një makinë e djegur, Policia jep njoftimin: Vritet Gentian Bejtja, grup për kapjen e autorëve

Gjendet një makinë e djegur, e cila mendohet se iu përket autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas, në Larushk të Fushë-Krujës.

Ndërkohë policia ka shpërndarë njoftimin për vrasjen e tij, teksa thekson se ka ngritur një grup pune për kapjen e autorëve.

“Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.” – njofton policia.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.