Dedaj: Pas 2008-tës është krijuar një shoqëri piramidale ku vetëm një njeri merr vendimet

I ftuar në “Ora News, analisti Reldaj Dedaj u shpreh se ligji për zonat e mbrojtur i ka krijuar qeverisë mundësi për t’i futur investimet në këtë zona.

Ai shtoi se është kritikuar marrëveshja e 2008-tës, sepse krijoi një shoqëri piramidale, ku një njeri merr vendime duke shkatërruar çdo gjë.

Dedaj: Ligji për zonat e mbrojtur ai ka krijuar qeverisë mundësi për t’i futur investimet në këtë zona. Sazani është një zonë e dëshiruar dhe e shtrenjtë. Ajo çka përbën shqetësim është se ne kemi arritur në një tendencë për të shkatërruar resurset natyrore, që janë potencial ekonomik. Qeveria e kishte paralajmëruar një ndryshim të tillë, u paralajmërua me Butrintit dhe po shkatërrohet çdo park kombëtar në vend.

Këtu kemi arritur në një problem demokratik, që ka prodhuar një sistem hierarkik. Pse është kritikuar marrëveshja e 2008-tës, sepse krijoi një shoqëri piramidale, ku një njeri merr vendime duke shkatërruar çdo gjë. Kjo qeverisje duke parë edhe reformën në drejtësi, ka gjetur një mënyrë për të joshur edhe politikën amerikane se nuk e shpjegoj ndryshe.