Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, Salianji: Sërish triumf i bandave! Ngjarje të tilla janë të përsëritura
Deputeti Ervin Salianji, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur ditën e sotme (15 mars) në fshatin Larushk të Fushë Krujës, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti demokrat shprehet se ngjarje të rënda kanë ndodhur të përsëritura këto ditë, ndërsa e ka cilësuar si “triumf i bandave”.
Ndër të tjera Salianji shprehet se ekzekutimi i Bejtjas sipas tij, është ngjarje e rendë, për sigurinë publike në vend.
“Ekzekutimi i sotëm brenda në banesë, i një personi që kërkohej prej 8 muajsh, është ngjarje e rendë, për sigurinë publike në vend dhe për fat të keq, sërish triumf i bandave.
Edhe në këtë sektor të qeverise punohet me propogandë e shfaqje, dhe jo me seriozitetin e analizën e duhur që kerkon lufta ndaj krimit.
Drejtues policie dhe polici që kap në kohë rekord e dhunojne të rinj që protestojnë për demkokraci e nuk janë në gjendje të kontrollojnë territorrin , ku si vrasja e sotme dhe ngarjet e rënda kanë ndodhur të përsëritura këto ditë!”, shkuan Salianji në Facebook.
