Myzyraj: Opozita vërtetoi se aksioni i saj s’ka lidhje me Berishën, PS u detyrua të njohë Rithemelimin si faktor politik
Ngërçi i punimeve në Parlamentin e Shqipërisë nga kjoi e martë duket se është drejt zgjidhjes, ku Kuvendi pritet t’i rikthehet normalitetit.
Dhe kjo falë marrëveshjes mes demokratëve të grupimit të Rithemelimit dhe Partisë Socialiste.
Për të kuptuar më shumë lidhur me atë se çfarë u arrit mes grupeve të PS e PD, gazetari i Politikës, Isa Myzyraj në studion e lajmeve në “Ora News” hodhi më shumë dritë mbi dakordësinë politike.
“Ajo çfarë u arrit në fakt është shumë e madhe sa i përket opozitës, e cila me marrëveshjen e djeshme arriti të heqë alibinë se revolta e tyre lidhej me arrestimin në shtëpi të liderit historik të së djathtës, Sali Berisha.
Kjo ka të bëjë me deklaratat e deputetëve të Partisë Socialiste që kanë thënë se punimet e parlamentit po prishen për shkak të Sali Berishës, për interesat personale të tij.
Dhe marrëveshja e djeshme vërtetoi se aksioni i opozitës ka të bëjë me kushtetutshmërinë parlamentare të kërkesave të saj.
Dhe së dyti, Partia Socialiste me aktin e djeshëm firmosi njohjen zyrtare të Rithemelimit si mazhorancë e opozitës dhe se ata nuk do të bisedonin me grupimin e non gratave, duke nënkuptuar Sali Berishën. Pra këto të dyja ishin fitoret politike të demokratëve”, theksoi gazetari Isa Myzyraj.


