Dakordësia për komisionet, ambasada e Italisë: Mirëpresim rikthimin e një klime konstruktive

Pas ambasadës së SHBA dhe asaj të Britanisë, ka reaguar edhe ambasada e Italisë në Tiranë,  në lidhje me dakordësinë e arritur mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar në lidhje me ngritjen e komisioneve hetimore.

Në reagim, ambasada italiane shkruan se mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal  të Parlamentit.

Reagimi:

Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit.

Parlamenti është shtëpia e demokracisë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të Vendit dhe qytetarëve.