''21 janari'' në SPAK, Bozdo: Ishte vendim i pritshëm, kryeministri e dinte mirë vendimin që do merrte Gjykata e Lartë
Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kalimi i dosjes së 21 janarit në SPAK ishte i pritshëm pasi kryeministri e kishte paralajmëruar para disa javësh.
Bozdo: Ishte i pritshëm vendimi.
Kryeministri kishte paralajmëruar para tre apo katër javësh për një rikthim të kësaj cështjeje.
Është ironike kur dëgjon fjalët e tij për drejtësinë e pavarur, kur ai e dinte fare mirë vendimin që do merrte gjykata e Lartë.
SPAK ka këmbëngulur gjatë gjithë këtij procesi që kjo nuk është pjesë e kompetencave të SPAK.
Dhe ka kërkuar prova të reja që mungojnë.
Në mungesë të provave të reja që si rregull duhej ti jepte prokuroria, SPAK ka hequr dorë nga kjo cështje.
Ai që gëzon sot më shumë është iniciatori i 21 janarit.
