Seanca e radhës për "Gërdecin" më 27 mars, Mediu flet pas seancës: Nuk ka asnjë provë të shkeljes së ligjit

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka dhënë një deklaratë para SPAK-ut, pasi po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’.

Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh se nuk ka asnjë fakt që ministri të ketë shkelur ligjin, teksa u shpreh se ky proces është manipuluar prej 17 vitesh. 

Gjatë seancës, Mediu shprehu pëlqimin për të folur para prokurorëve, por në përfundim të seancës me dëshmitarët, ndërsa u vendos që seanca e radhës për shpërthimin e Gërdecit të mbahet më 27 mars.