Vetingu, shkarkohet gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Sinanaj u realizua nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.
Sinanaj u pyet në një seancë dëgjimore më datë 11 mars, ku dha shpjegime të përmbledhura për të ardhurat dhe bilancin negativ në vlerë të madhe si dhe për konstatimet për konflikt interesi. Ai vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.
Sinanaj ka 15 ditë kohë për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Hektor Sinanaj e filloi karrierën si avokat në vitin 1992 dhe u emërua gjyqtar në vitin 2000, ku ishte i angazhuar prej dy dekadash.


