SPAK do të hetojë “21 Janarin”, avokati i Berishës: Vendimi i Strasburgut s'është detyrues. Familja Nika mund të kërkojë të drejtën e saj por...
Avokati i ish-kryeministri, Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas vendimit të GJKKO, ku ndër të tjera u pyet edhe për vendimin e marrë pak me herët ku SPAK do të hetojë ngjarjen e “21 Janarit”.
Gjokutaj u shpreh se familja e të ndjerit që mbeti viktimë gjatë demonstratës së 21 Janarit 2011, ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por “kjo e drejtë sipas tij qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika”.
“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika.
Ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe është vendosur një mos kompetencë për personat Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un.
Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita.
Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai.
