Rama në urën e re të Kukësit: I jep zgjidhje nyjës së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës, ku inspektoi punimet për urën e re të Kukësit.

Kryeministri u shpreh se kjo urë është një vepër e madhe publike me detaje inxhinierike.

Kreu i qeverisë nënvizoi se ura e re e Kukësit i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.

“Në Urën e Re të Kukësit, një vepër e madhe publike me detaje inxhinierike, e cila i jep zgjidhje nyjës së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare”, shkroi Rama në rrjetet sociale.