EKSKLUZIVE/ “Ora News” zbardh takimin PS-PD për vendosjen e “Paqes” në Kuvend
Teksa bllokimi i parlamentit nga ana e opozitës ka hyrë në muajin e 6 duket sikur palët tanimë janë drejt rrugës së zgjidhjes së krizës.
Burime për gazetarin e “Ora News”, Isa Myzyraj bëjnë me dije se Kryetarja e e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur gjatë kësaj jave krerët e 4 grupeve parlamentare Gazment Bardhin, Bledi Çuçin, Dashamir Shehin dhe Mesila Doda.
Takimi është konfirmuar për “Ora News” edhe nga Dashamir Shehi, i cili ka qenë prezent në takim. Nikolla ka kërkuar nga krerët e grupeve gjetjen e rrugës për të zgjidhur krizën.
Ky takim ka ardhur pas kërkesave të vazhdueshme të trupës diplomatike, të cilët kërkojnë normalitet në Kuvend.
Të tjera burime saktësuan se për të ardhur deri në këtë moment të nisjes së negociatave përfaqësuesit diplomatikë kanë takuar në rezidenca diplomatike eksponentë të PS-së dhe PD-së, të cilëve u është kërkuar zgjidhja e situatës.
Tanimë është çështje ditësh që parlamenti t’i rikthehet normalitetit por pritet përfundimi i negociatave për të parë se çfarë do të arrijnë palët.


