VIDEO+EMRI/ Snajper, mina e kallashë, zbulohet në Vlorë depoja e armëve. Ja kush u arrestua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 19:00
Një bazë armatimi është gjetur në Babicë të Madhe në Vlorë.
Në kuadër të këtij operacioni ka rënë në pranga një person.
Është arrestuar shtetasi Luçiano Albano Derraj.
Mes armëve të gjetura janë snajper, pistoleta, kallashnikovë, mina me telekomandë, fishekë, maska, çifte, radiomarrëse, teksa u zbuluan dhe targa të shumta, maska silikoni.
Policia ka nisur hetimet nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale, teksa priten të mësohen të tjera detaje në vijim.
