''Ka mangësi në dosje'', Andoni: Procedura ndaj Belerit është e rënduar

Analisti, Arben Andoni i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se procedura ndaj Belerit është e rënduar dhe se ka mangësi në dosje.

Andoni: Nëse dosja do ishte e qepur kaq mirë dhe kaq saktë sipas procedurave, gjyqi nuk do vazhdonte kaq shumë.

Besoj se ka mangësi në dosje.

Gjëja që më trishton më shumë është se në një mal me akuza që ka bërë opozita gjendet zoti Beleri.

Mendoj se procedura është e rënduar ndaj tij (Belerit).