7-marsi, Halilaj: Sot ditë feste, por nesër vazhdojnë problematikat e arsimit. Rrogat e mësuesve nuk janë të kënaqshme
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 17:44
Zëvendës presidenti i Sindikatës së pavarur të arsimit, Isa Halilaj në një intervistë në Ora News u shpreh se arsimi ka shumë nevoja dhe se rrogat e mësuesve nuk janë të kënaqshme
Halilaj: Normalisht është krijuar një traditë për 7 marsin.
Mësuesit e festojnë, por është vetëm një ditë.
Arsimi ka shumë nevoja.
Nëse sot ka qenë një ditë feste, nesër vazhdojnë problematikat që ka arsimi.
Për shkak të festës është ndier edhe tek xhepi i mësuesve.
Sepse rrogat e mësuesve nuk janë të kënaqshme.
Ndoshta do ishte mirë që qeveria shqiptare të akordonte një bonus për festën e mësuesit.
