Plani i Sunak për të ulur numrin e emigrantëve në Angli, avokati Kumria në Londër tregon ligjet që do ndryshojnë
Gazetari në Londër, Daut Dauti dhe avokati në Londër Saimir Kumria në një intervistë në Ora News folën për zgjedhjet dhe ligjet e reja në Angli.
Dauti: Galloway është një politikan i majtë. Është një kundërshtar i politikës së jashtme Britanike dhe Amerikane.
Ai ka qenë përkrahës i madh i Kosovës. Ka përkrahur pavarësinë e Kosovës. Në Britani shihet si politikan kontrovers.
Kumria: Është paralajmëruar që më herët plani 5 pikësh i Rishi Sunak për të ulur numrin e emigrantëve.
Tashmë që nga data 11 mars hyn norma e parë në fuqi që i ndalon të gjithë punëtorëve që punojnë në ‘’Social Care’’ e kërkojnë të emigrojnë drejt Britanisë me një vizë pune, ata nuk do të kenë të drejtën të marrin partnerin e tyre apo fëmijët e tyre.
Një ndryshim i rëndësishëm po ndodh edhe përsa i përket vizave në ‘Spose visa’ e cila me normativën e re, qytetarët që do aplikojnë për të marrë partnerët do duhet të ketë të ardhura vjetore 29 mijë paund.
